Pyetja:

A duhet ta puthësh Kuranin?

***

Përgjigjja:

Puthja e Kuranit është risi dhe sajesë në fe, sepse ai që e puth atë dëshiron të afrohet tek Allahu i Lartmadhëruar me puthjen e Kuranit. Dihet fare mirë se nuk mund të afrohemi tek Allahu veçse me atë që Ai e ka ligjëruar dhe meqë nuk na e ka ligjëruar puthjen e asaj gjëje në të cilën është shkruar fjala e Tij.

Në kohën e Pejgamberit ﷺ u shkruajt Kurani por akoma nuk ishte mbledhur në një libër dhe me gjithë këtë Profeti ﷺ nuk e puthte atë, gjithashtu sahabët (shokët e tij), (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre) nuk e puthnin, prandaj është shpikje ne fe dhe e ndaluar. Disa njerëz e puthin Kuranin dhe vendosin ballin mbi të sikur i bëjnë sexhde atij dhe kjo është gjithashtu diçka e keqe.

Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua Nurun Aled Derb”