Pyetja:
A dihet numri i atyre të cilët hyjnë në xhenet pa dhënë llogari?
***
Përgjigjja:
Jo, askush nuk e di numrin e tyre. Profeti ﷺ ka thënë se, disa grupe njerëzish do të hyjnë në Xhenet pa dhënë llogari dhe pa u ndëshkuar, dhe se me çdo person 70,000 njerëz hyjnë në Xhenet. Megjithatë, nuk ka ndonjë numër të kufizuar në lidhje me këtë gjë. Vetëm Allahu e di numrin e tyre.
Shejh AbdulAziz Ibn Baz, “Feuaid minet-Tefsir”, faqe 148