Pyetja:

Biri im e pinë duhanin që një kohë të gjatë fshehurazi mirëpo unë e kam kuptuar këtë. Cili është vendimi i sheriatit Islam për pirjen e duhanit?

***

Përgjigjja:

Sa i përket pirjes së duhanit njerëzit në fillim të daljes së tij ishin në mospajtim, ashtu siç ndodh me shumë gjëra kur dalin në fillim, mirëpo pasi u bë e qartë në kohën tonë se ai është i dëmshëm dijetarët ranë në ujdi të gjithë se ai është haram.

Pra pirja e duhanit është haram për disa shkaqe:

E para: Me pirjen e duhanit e humb pasurin pa kurrfarë dobie, derisa e humb në dëm.

E dyta: Duhani është shkak i shumë sëmundjeve, prej më të rrezikshmes që e sjell duhani është kanceri.

E treta: Duhani bën që të kesh sjellje të keqe, sepse ai që e pinë duhanin në momentin kur vonohet nga pirja i ngushtohet gjoksi i tij, nuk ka dëshirë ti flas askush dhe hidhërohet për çdo gjë.

E katërta: Pirja e duhanit ia bën të rënd kryerjen e adhurimeve duhanxhiut, në veçanti agjërimin.

E pesta: Duhani është shkak për mos hyrjen e duhanxhiut në xhami sepse ai që e pinë duhanin ka erë të keqe, i shqetëson ata që falen dhe i shqetëson melaiket. Pra pirja e duhanit është e ndaluar në Islam, nëse njëra nga këto që u cekën e godet duhanxhiun sa rrezik i madh që është, a thua vallë si do të jetë gjendja e atij që i bashkohen të gjitha këto vese të këqija në të?!

Këshilla jonë për këtë prind është: Të kujdesët në shoqërimin e djalit të tij aq sa ka mundësi dhe ta këshillon atë, kështu që kur fëmija yt të shoqëron ty dhe ti gjithnjë e bën atë që të zënët vetëm me punë të mira ai do ta braktisë atë, e sidomos nëse ai është i vogël dhe nëse vetëm sa ka filluar që ta përdorë atë.

Shejh Ibn Uthejmin