Pyetja:
***
Nëse hani apo pini gjatë agjërimit dhe kjo ndodhë si shkak i harresës, agjërimi juaj nuk prishet. Argument për këtë është fjala e Allahut:
“Zoti ynë mos na ndëshko nëse harrojmë ose gabojmë.” (Bekare: 286)
Në lidhje më këtë ajet tansmetohet nga Pejgamberi ﷺ se Allahu i është përgjigjur besimtarëve duke thënë: “Ua pranova atë të cilën ma kërkuat.”
Transmetohet nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: ”Kush harron dhe ha apo pi duke qenë agjërueshëm le ta plotëson agjërimin e tij, sepse Allahu dëshiron që ta ushqejë dhe ti japë të pijë atij.” [1]
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: ”Kush e prish agjërimin e Ramazanit pa qëllim nuk ka nevojë ta kompenzon e as të paguaj për të.” [2]
Senad Ramadani
———————–
[1] Buhariu
[2] Hakimi