Pyetje:

Çka është nata e Kadrit dhe kur është ajo?

***

Përgjigje:

Nata e Kadrit është nata në të cilën për herë të parë ka filluar shpallja e Kuranit. Po ashtu, në këtë natë, çdo vit Zoti përcakton se çfarë do të ndodhë gjatë vitit. Vlera e kësaj nate është shumë e madhe.

Allahu në Kuran thotë: “Nata e Kadrit është më ë vlefshme së një mijë muaj” (Kadr:3).

Pejgamberi ka thënë: “Kush falet natën e Kadrit me besim dhe bindje, i falen mëkatet e kaluara”.

Kjo natë është njëra nga netët tek në dhjetë netët e fundit të muajit Ramazan. Një nga mendimet është se kjo natë mendohet të jetë në natën e 27-të, por nuk ka argument të prerë nga feja për këtë.

Llokman Hoxha