Pyetja:
Kush duhet ta therë kurbanin?

 

***

Përgjigjja:

I nderuar, prerja e kurbanit është e preferuar që të bëhet nga vet personi i cili ka bërë nijet të ther kurban. Nëse ka njohuri dhe mundësi për therjen e tij, e nëse nuk mundet apo nuk din të ther kurbanin atëherë është më mirë të ndihmohet nga dikush tjetër.
Nëse dikush tjetër e therë kurbanin, atëherë është mirë që zotëriu i kurbanit të qëndrojë pranë tij dhe ta sheh atë duke e therur, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ, i kishte thënë Fatimes bijës së tij: “Oj Fatime, ngrihu dhe shihe kurbanin tënd, sepse të falen mëkatet me pikën e parë të gjakut që bie në tokë” dhe thuaj: “Vërtetë namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë për Allahun e gjitha botëve, Ai është i pa shok, me atë jam i urdhëruar e unë jam nga muslimanët.”

 

Prerësi i kurbanit është mirë të jetë musliman, sepse është mekruh që prerësi i kurbanit të jetë nga ithtarët e librit (ehlul kitab), por nëse e pret kurbani është i vlefshëm. Mirëpo nuk lejohet në asnjë mënyrë që kurbanin ta therë idhujtari apo ateisti i cili nuk beson në Zot.

Allahu e di më së miri.

Jusuf Zimeri