Pyetja:
A lejohet të falet namazi i natës në rast se nuk është falur namazi i jacisë?
***
Përgjigjja:
Sipas njërit mendim të dijetarëve, koha e namazit të natës fillon pas namazit të jacisë dhe zgjat deri në kohën e namazit të sabahut. Me këtë nënkuptohet se namazi i natës fillon pasi t’i ta përfundosh jacinë dhe sunetin e saj, e jo pasi koha e jacisë të hyjë sipas takvimit.
Një grup tjetër i dijetarëve mendojnë se namazi i natës konsiderohet kurdo natën, pra duke filluar pas akshamit edhe nëse personi nuk e ka falur namazin e jacisë, dhe mendimi i tyre argumentohet edhe në librin “Namazi i natës” i imam Axhurrit. [1] Me këtë është për qëllim nafileja që buron nga vullneti i njeriut e nuk është për qëllim suneti para sabahut apo drekës.
Muhamed Dërmaku
—————————-
[1] Libër i përkthyer edhe në gjuhën shqipe