Pyetja:

1. Në rast nevoje, a bën të ndërpritet namazi dhe nëse po në cilën mënyrë? A bën të ndërpritet p.sh., në mes të dy rekateve dhe katër rekateve?
2. Nëse bën gabim gjatë namazit (leximi i tepërt apo i paktë) dhe të kujtohet pasi që ke dhënë selam, si duhet të përmirësohet gabimi?

***

Përgjigjja:

Nëse jeni duke falur namaz nafile dhe të ndodh ndonjë problem (p.sh. rrëzohet apo digjet ndonjë fëmijë) lejohet. Ndërsa, në namazin farz nuk lejohet, përveç nëse rrezikohet jeta jote. Me lexim të tepërt apo të pakët nëse e keni për qëllim leximin e Kuranit nuk është gabim, e nëse keni lexuar ndonjë dua apo Kuran jo në vend të tij atëherë na e sqaroni.

Bedri Robaj