Pyetja:

Sipas haditheve profetike kush konsiderohen njerëzit më të mirë?

***

Përgjigjja:

Profeti Muhammed ﷺ ishte pa dyshim shembullli më perfekt i njeriut të moralshëm, e më të vlefshëm në shoqëri. Mirëpo si do të ishte profili i një njeriu të moralshëm për të Dërguarin ﷺ? Hadithet e mëposhtëme na udhëzojnë se si të jemi të tillë:

  1. “Më të mirët e umetit tim janë ata që kur shihen, përmendet Allahu! Ndërsa, më të këqijtë e ymetit tim janë ata që mbartin fjalë, ata që ndajnë në mesin e të dashurve, dëshiruesit e së keqes për të pafajshmit!”
  2.  “Më të mirët e umetit tim janë ata që thërrasin drejt Allahut dhe i bëjnë robtë e Tij të dashur për Të!”
  3. “Më të mirët nga bijtë e Ademit janë pesë: Nuhu, Ibrahimi, Musa, Isa dhe Muhammedi. Dhe, më i miri i tyre është Muhammedi!”
  4.  “Më të mirët ndër ju janë ata që e mësojnë Kuranin dhe ia mësojnë atë të tjerëve!”
  5. “Më të mirët ndër ju janë më të edukuarit ndër ju!”
  6. “Më të mirët ndër ju para Islamit (në xhahilije) janë më të mirët ndër ju edhe në Islam, nëse e kuptojnë fenë!”
  7.  “Më të mirët ndër ju janë ata që më së miri e shlyejnë borxhin!”
  8. “Më të mirët ndër ju janë më të mirët me familjen e tyre!”
  9. “Më të mirët ndër ju janë më të mirët me gratë e tyre.”
  10.  “Më të mirët ndër ju janë jetëgjatët vepërmirë!”
Përkthim