Na ndodh shpesh që të zemërohemi, kështu që është e rëndësishme që të kuptojmë se çka na mëson feja Islame për të kaluar dhe menaxhuar zemërimin tonë.
***
Përgjigjja:
Pejgamberi ﷺ këshillon marrjen e abdestit kur jemi të zemëruar. Për shkak se zemërimi I personit vie nga shejtani i cili është I krijuar nga zjarri. Ndërsa uji është në krye të atyre të cilat e shuajn zjarrin. Përveç marrjes se abdestit, preferohen edhe veprime të tjera si ulja nëse jemi në këmbe, këndimi i besmeles (eudhubilahit), kontakti me dheun (shkelja mbi dhe), ndryshimi i vendit, ndryshimi i angazhimit, etj.
HADITHE RRETH ZEMERIMIT
Transmetohet që Pejgamberi ﷺ të ketë thënë: “Zemërimi është nga shejtani, shejtani është i krijuar nga zjarri, ndërsa zjarri shuhet me ujë. Kështu që kur dikush nga ju të zemërohet menjëherë le të ngritet për të marr abdes.” [1] Ndërsa në një hadith tjetër Pejgamberi ﷺ ka këshilluar: Nëse dikush nga ju zemërohet duke qenë në këmbë, le të ulet menjëherë. Nëse nuk i kalon zemërimi atëherë le të bië ne gjumë.” [2]
Njëherë, dy persona fjaloseshin në prani të Pejgamberit ﷺ. Zemërimi që kishin për njëri tjetrin u vërehej qartaz në fytyrat e tyre. Pejgamberi ﷺ atëherë ju tha: “Unë di një fjalë, të cilën nëse e thuani atëherë do të ju largohet zemërimi që e keni. Ajo është: Eudhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim.” [3]
Njëherë një person erdhi tek Pejgamberi ﷺ dhe ju drejtua “O Pejgamber! Më këshillo me diqka të shkurtë, mos të jetë e gjatë që mos ta harroj” pastaj këtë kërkesë të tij e përsëriti disa herë. Pejgamberi ﷺ ju përgjigj me një fjalë të vetmë: Mos u zemëro! [4]
Në një hadith tjetër Pejgamberi ﷺ transmetohet të ketë thënë: “Ai i cili arrin ta kontrollojë zemërimin e tij atëherë kur ka mundësi dhe forcë që zemrimin e tij ta shpreh dhe të veprojë në bazë të zemërimit, Allahu në ditën e kiametit do ta ftoj që para krijesave të tjera të zgjedh hyrin që dëshiron për veten.
————————————–
[1] Ebu Davudi, Edeb 4 (4784)
[2] Ebu Davud, Edeb 4, (4782)
[3] Tirmidhiu, Da’avat 53, (3448) dhe Ebu Davud, Edeb 4, (4780)
[4] Buhariu, Edeb 76; Tirmidhiu, Birr 73 (2021); Muvatta, Husnul Hulk 11, (2, 906)