Pyetja:

A pranohet abdesi kur je e lyer me shminka?

***

Përgjigjja:

Jo, nuk pranohet abdesi pa i pastruar shminkat, ngase ato nuk e lejojnë ujin të depërtojë në lëkurë.

“Nëse ngjyra e shminkave është e padepërtueshme, abdesi s’është i vlefshëm, përveç nëse hiqet paramarrjes së abdesit. Nëse ngjyra është e depërtueshme, abdesi është i vlefshëm, siç është rasti me kanën”. – Komisioni i Përhershëm për fetua [5/218]
Imam Shafiu ka thënë: “Nëse ka ndonjë rrëshirë (lëndë ngjitëse) apo diçka të trashë që e parandalon ujin ta mbërrijë lëkurën, larja që personi i bën asaj pjese për abdes, s’është e vlefshme, përveç nëse e heq atë të tërën apo e heq aq sa për të depërtuar uji tek lëkura”. (el-Umm, 1/44)