Pyetje:
Në vendin tonë, ne jemi mësuar t’u japim fëmijëve të vegjël atë që quhet dhuratë Bajrami një shumë e vogël parash për ditën e Fitër dhe Kurban Bajramit, që të fusim gëzim në zemrat e tyre. Cili është gjykimi i kësaj dhurate? A konsiderohet kjo bidat? Na këshilloni, Allahu ju dhëntë dobi.

Përgjigje:
Nuk ka gjë të keqe në këtë. Përkundrazi, është një zakon i mirë; sjellja e gëzimit për muslimanët, qofshin të vegjël apo të mëdhenj, është diçka që Inkurajon Sheriati i pastër (Islami).

 

Me ndihmën e Allahut vjen suksesi!

 

 

 

Këshilla nga bordi:

  • Kryetar: Abdul-Aziz ibn Abd-Ullah ibn Baz
  • Nënkryetar: Abdul-Aziz Al Al-Shejkh
  • Anëtar: Salih El-Feuzan
  • Anëtar: Bekr Ebu Zejd

Burimi: Fetaua El-Lexhnetu Ed-Daime lil Buhuth el-Ilmije ue El-Ifta, vëll. 1, fq. 347-348, nr. 20195
Përktheu: Shpend Rrustemi