Pyetja:
A lejohet përdorimi i pastës së dhëmbëve për agjëruesin?
***
Përgjigjja:
Përdorimi i pastës së dhëmbëve për agjëruesin në ditët e ramazanit nuk ka problem, nëse ai nuk i mbërrin në stomak. Por më mirë është të mos përdoret, sepse ai ka shije të fortë aq sa mund të depërtojë edhe në stomak pa e ndjerë njeriu. Për këtë dhe Profeti ﷺ i ka thënë Ibn Sabires: “Tërhiqe thellë ujin në hundë (gjatë abdesit), vetëm nëse agjëron (mos e bëj këtë).” [1] Pra më mirë është të mos e përdorë atë, gjithsesi kjo çështje është e lirë, por nëse njeriu e lë për më pas, derisa të çelë agjërimin, është më parësore, sepse kështu ruhet nga diçka që mund të bëhet shkak për t’ia prishur agjërimin.”
Shejh Uthejmini
—————————–
[1] Tirmidhiu dhe Nesaiu