Pyetja:
Cili është emri më i madh i Allahut?
***
Përgjigja:
Sipas disa dijetarëve emri më i madh i Allahut është “El-Hajjul Kajjum – I Përjetshmi, Mbajtësi i gjithçkaje”. Thua: “Ja Hajjul-kajjum, Ja dhelxhelali uel-ikram.” Këto dy emra “El-Hajjul Kajjum – I Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje” dhe “Ja dhelxhelali uel-ikram – O Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit” janë përmendur në tri vende në Librin e Allahut.
Është përmendur në ajetin Kursij: “Allahu! Nuk ka të adhuruar tjetër të denjë përveç Tij, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje!” (Bekare: 255)
Është përmendur poashtu: “Allahu! Nuk ka të adhuruar tjetër të denjë përveç Tij, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje!” (Al Imran: 2)
Eshtë përmendur edhe në një vend tjetër në Kuran, në fjalën e Allahut të Madhëruar: “Fytyrat do t’i përulen të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të çdo gjëje.”
(Ta Ha: 111)
Shejh Ibën Uthejmini, “Fetaua nurun ala ed-derb” vëll. 12
Përktheu: Unejs Sheme