Pyetja:

Nëse njeriu është në tualet, si e thotë besmelen?

***

Përgjigjja:

Në qoftë së njeriu është në tualet bismil-lahin e thotë me zemër e jo me gjuhë, sepse thënia e bismil-lahit në abdes dhe gusul nuk është shumë e fuqishme (bazuar në argumente), ngase imam Ahmedi, ka thënë:

“Nuk është vërtetuar asgjë (nga transmetimet) nga Pejgamberi ﷺ në lidhje me çështjen e thënies bismil-lah para abdesit”.

Për këtë arsye el Muvefek, autori i el Mugni dhe të tjerët (nga dijetarët) kanë pohuar së besmelja në abdes është sunet e nuk është vaxhib.

Shejh ibën Uthejmin