Pyetja:

A i këndohet Kuran makinës? Një burrë bleu makinë dhe deshi t’i bënte asaj rukje. Prandaj morri një enë me ujë e filloi të këndonte Kuran në të, ajetet e njohura për mbrojtje (nga hasedi, syri i keq etj).

***

Përgjigjja:

Fillimisht nuk ka nevojë për përdorimin e ujit. Pastaj ne s’kemi nevojë t’i këndojmë makinës, sepse ai të cilit i këndohet është nefsi (shpirti). Mund të thotë dikush: Dakord, por Profeti ﷺ i ka kënduar kafshës? – Ka një transmetim se i ka kënduar kafshës. Sepse kafsha ka shpirt. Prandaj ti këndoji vetes tënde (mbrohu me lutjet që kanë ardhur në sunet, këndo tre suret e fundit etj).

Sepse ai që ka hased ka hased kundrejt teje dhe jo kundrejt makinës. Është njeriu ai të cilit i këndohet. I këndohet shpirtit. Prandaj nuk lejohet krahasimi (kijasi) mes makinës dhe kafshës. Profeti ﷺ i ka kënduar kafshës sepse ajo është me shpirt dhe shejtanët luajnë me të. Çështja e makinës është ndryshe.

Shejkh Mesh’hur Hasen, Allahu e ruajtë!

Profeti ﷺ na ka mësuar të lutemi, në njërën nga duatë e mëngjesit dhe të mbrëmjes: “Allahumme inni es’elukel afue uel afijete fi diinij, ue dun’jaje, ue ehlij ue mali” (O Zoti im unë të kërkoj faljen dhe shpëtimin në fenë time, në dynjanë time, në familjen time dhe në pasurinë time).