Pyetja:

A do të flenë banorët e Xhenetit?
Dhe çfarë është domethënia e thënies së Tij, më të lartit:

ʺVendbanimi më i mirë dhe vendet më të ndershme për prehje” (Furkan: 24)?

***

Përgjigjja:

Jo, ata sʹdo të flenë. Gjumi është vëllai i vdekjes, dhe në Xhenet nuk as gjumë e as vdekje. Nuk ka as sëmundje e as pleqëri. Nuk ka brenga, pikëllim e vuajtje. Nuk ka urinim, jashtëqitje e erëra të këqija. Dhe për gratë nuk ka menstruacione apo gjakderdhje të paslindjes. Nuk ka armiqësi, keqdashje e inat. Mëria do të hiqet nga gjokset e besimtarëve, para se të hyjnë në Xhenet.

Ata do të ndalen në një Urë, pasi të kenë kaluar Siratin, dhe do tʹi hakmerren njëri-tjetrit për ankimet që kanë mes vete. Pastaj çdo inat do tʹu hiqet nga gjokset dhe do të hyjnë në Xhenet me shkallën më të lartë të dëlirësisë. Më i larti ka thënë:
ʺDhe Ne do të heqim nga gjokset e tyre çfarëdo vrerosje (që mund të kenë), (që ata të jenë) vëllezër, të ulur përballë njëri‐tjetrit në frone.ʺ (Hixhr: 47)

Për sa i përket thënies së Tij ʺ… vendet më të ndershme për prehje.ʺ (Furkan: 24), kjo do të thotë: është koha për qetësim, për çlodhje. Qëllimi i kësaj është se kësaj here koha për pushim do të jetë në Xhenet.

Dhe domethënia e kësaj është se Allahu, më i larti, do tʹi marrë në përgjegjësi krijesat e veta në Ditën E gjykimit. Ai do ta kryejë me ta përpjesëtimisht nga mesi i Ditës. Dhe Ai ka thënë për banorët e Xhenetit:
ʺBanorët e Xhenetit (dmth ata që e merituan atë, nëpërmjet besimit dhe drejtësisë së tyre), në atë Ditë, do të kenë vendbanimin më të mirë dhe vendet më të ndershme për prehje.ʺ (Furkan: 24)

Pra, gjumi është vëllai i vdekjes. Në Xhenet sʹka vdekje, sʹka gjumë, i cili është vëllai i vdekjes.

Shejh Abdul‐Aziz ibn Abdullah er‐Raxhhi