Pyetja:
Tek ai që ka ndodh rënia e flokëve behët mbjellja e tyre, duke i marrë flokët nga pjesa e prapmë e kokës dhe mbjellën në vendin ku kanë ren, a lejohet kjo?
***
Përgjigjja:
Po, lejohet. Sepse, kjo konsiderohet kthim i asaj që e ka krijuar Allahu i plotfuqishëm dhe konsiderohet heqje e të metës dhe nuk është zbukurim apo shtim në atë që e ka krijuar Allahu i plotfuqishëm.
Pra, kjo nuk konsiderohet ndryshim i krijimtarisë së Allahut, por, është kthim i asaj që mungon apo heqje e të metës.
Nuk është i pa njohur tregimi i tre personave, njëri prej tyre ishte pa flok dhe i kishte treguar melekut që dëshiron që Allahu i plotfuqishëm t’ia kthej flokët e tij, atëherë, meleku e fërkoi kokën e tij dhe Allahu ia kthej flokët. Dhe atij iu dhuruan flokë të bukura.
Shejh Ibn Uthejmin, Fetawa Ulemau elBeledul-Haram f.1185