Pyetja:
Kur hyjmë në xhami çfarë duhet lutur?
***
Përgjigjja:
Në xhami hyjmë me këmbën e djathtë[1], duke thënë:
أَعُوذُ بِاللَّهِ العَظِيمِ، وَبِوَجْهِهِ الكَرِيمِ، وَسُلْطَانِهِ القَدِيمِ، مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ.
E’ũdhu bil-lãhil ‘aḍhĩm, we bi wexhhihil kerĩm, we ṣulṭãnihil ḳadĩm, minesh-shejṭãnirr-rraxhĩm.
(Kërkoj nga Allahu i Madhërishëm, me Fytyrën e Tij Fisnike dhe me fuqinë e pushtetin e Tij të përhershëm, të më mbrojë nga shejtani i mallkuar!).[2]
بِسْمِ اللَّهِ، وَالصَّلَاةُ، وَالسَّلَامُ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ، اللَّهُمَّ افْتَحْ لِي أَبْوَابَ رَحْمَتِكَ.
Bismil-lãh, weṣ-ṣalãtu wes-selãmu ‘alã Rasũlil-lãh. All-llãhumme’ftaḥ lĩ ebwãbe raḥmetike!
(Në emër të Allahut, salavati[3] dhe selami i Allahut qofshin për të Dërguarin e Allahut ﷺ[4]. O Allah! Më hap dyert e mëshirës Tënde!).[5]
—————————————
[1]Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon: “Nga suneti është që kur të hysh në xhami, të fusësh përpara këmbën e djathtë, ndërsa kur të dalësh nga xhamia, të nxjerrësh përpara këmbën e majtë”. Shënojnë Hakimi dhe Bejhakiu. Albani thotë se hadithi është i mirë.
[2]Ebu Davudi (Sahih Xhami).
[3]Ibn Sunni [Hadithi është i mirë].
[4]Ebu Davudi (Sahi Xhami). [Salavati i Allahut për të Dërguarin e Tij ﷺ do të thotë që ta lavdërojë tek elita e lartë (melekët). Ndërsa selami i Allahut për të Dërguarin ﷺ do të thotë që t’i japë paqe dhe ta ruajë nga të këqijat. Kështu, kur hyn në xhami, besimtari i lutet Allahut që ta lavdërojë Pejgamberin ﷺ te melekët dhe t’i japë paqe e ta ruajë nga të këqijat].
[5]Muslimi.