Pyetja:
Si të veprojmë kur kemi frikë se marrim dikë apo diçka mësysh?
***
Përgjigjja:
Pejgamberi ﷺ thotë: “Kur ndonjëri prej jush sheh tek vëllai i tij, ose vetvetja, ose pasuria e tij, diçka që i pëlqen, le të bëjë lutje për bereqet “All-llãhumme barik ‘alejhi!” (O Allah, begatoje atë dhe shtoja të mirat!) – pasi mësyshi është hak.[1]
——————————————————————-
[1] Ahmedi, Ibn Maxhe dhe Maliku (Sahih Ibn Maxhe).