Pyetja:
Cilat janë dispozitat islame për punën në media?
***
Përgjigjja:
Media është një mjet themelor në përcjelljen e njohurive, ideve dhe moralit ndërmjet brezave, ajo kontribuon në formimin e mentalitetit të shoqërisë, në ndërtimin e kulturës së saj, në mbrojtjen e etikës ashtu siç dhe luan një rol të rëndësishëm në udhëzimin e opinionit publik dhe në marrjen e vendimeve në të gjitha fushat e jetës.
Media është një mjetet themelor i thirrjes islame, me të cilën duhet të operojnë mbarë myslimanët dhe në veçanti thirrësit islam, në çdo kohë dhe vend.
Media në gjykimin islam, duke u nisur nga kuptimi i thjeshtë i saj, konsiderohet e lejuar dhe për të aplikohen pesë dispozitat e njohura islame: e detyruar (vaxhib), e pëlqyer (mendub), e lejuar (mubah), e papëlqyer (mekruh) dhe e ndaluar (haram); kjo varet nga informacioni që ajo jep, nga mjeti që përdor, nga ndikimi që lë dhe nga rezultatet e praktikave që veprohen.
Ky vendim duhet të zbatohet duke ndjekur këto kritere:
Së pari: Verifikimi i saktësisë së informacionit duhet të bëhet para publikimit dhe duhet të shmangenthashethemet.
Së dyti: Ndershmëria dhe objektiviteti duhet të karakterizojnë përcjelljen e informacioneve.
Së treti: Gjatë prezantimit të informacionit duhen respektuar etika dhe normat e sjelljes islame.
Së katërti: Duhet respektuar privatësia e njerëzve, duke mos publikuar asgjë pa u marrë leje personave të përmendur, përderisa nuk ka një interes më madh publik që të detyron të veprosh ndryshe.
Së pesti: Nuk lejohet publikimi i asnjë informacioni –edhe nëse janë të sakta dhe jepet leja nga personat e përmendur- kur ato konsiderohen si të dëmshme nga Sheriati.
Së gjashti: Informacioni duhet të publikohet nëpërmjet mjeteve të lejuara (nga ana fetare) dhe duhen shmangur mjetet e ndalura.
Së shtati: Duhet të shmanget çdo punësim në institucionet e njohura për armiqësinë e tyre ndaj Islamit, nëse një punë e tillë përfshin mbështetje në padrejtësitë dhe sulmet e tyre.
Së teti: Është e ndaluar puna në institucionet që fokusohen në gjëra të ndaluara nga feja, siç janë revistat dhe stacionet e veçanta që përhapin mëkatin dhe vesin.
Së nënti: Gratë duhet të respektojnë dispozitat islame, duke përfshirë këtu mbulesën e plotë (hixhabin), shmangur veçimin e ndaluar (khalua) dhe nuk lejohet që ato të udhëtojnë pa pasur shoqërues një të afërm mashkull (mahrem), ose të jenë në një shoqëri të sigurt. Puna e gruas duhet të jetë në një fushë që pajton me natyrën e saj të lindur (fitrah) dhe natyrën e ndërtimit të saj, si dhetë ndjekë të gjitha dispozitat e sheriatit dhe etikës fetare.
Konferenca shtyu shqyrtimin e disa çështjeve që kanë lidhje me lejimin e disa mjeteve mediatike, për t’i studiuar më tepër dhe për tu paraqitur para Asamblesë në konferencat e saj të ardhshme.
Asambleja e Juristëve Muslimanë të Amerikës