Pyetja:

Si është vendimi mbi heqjen e çorapëve sa herë që personi merr abdes, me qëllim që të ruhet pastërtia?

***

Përgjigjja:

Kjo e kundërshton sunetin dhe në këtë ka imitim të shiave, të cilët nuk lejojnë të fshihen (mes’h) mbathjet. Pejgamberi ﷺ i tha el-Mughires, kur ai deshi t’ia hiqte Pejgamberit ﷺ mbathjet e lëkurës: “Lëri, sepse i kam mbathur në këmbë të pastruara.” [1]

Shejh ibn Uthejmin, “Fatawa Erkanul-Islam”

——————————–

[1] Buhariu në Librin e Abdesit, në kaptinën: Nëse ai vesh mestet ndërsa është me abdes (206); dhe nga Muslimi në Librin e Pastrimit, në kaptinën e Fshirja (mes’hi) mbi meste të lëkurës (273) (79).