Pyetja:

Kur të agjërohen tre ditë të çdo muaji, a është e nevojshme që kjo të jetë vetëm në “ditët e bardha”? Apo, është e lejueshme të agjërohet në cilatdo tre ditë të muajit?

***

Përgjigjja:

Është e lejueshme të agjërohet në fillim të muajit, në mes apo në fund, në ditë të njëpasnjëshme apo veç e veç. Por, është më mirë po që se kjo bëhet në tre “ditët e bardha”, të cilat janë e trembëdhjeta, e katërmbëdhjeta dhe e pesëmbëdhjeta. Aisha (Allahu qoftë e kënaqur me të!), ka thënë: “Pejgamberi ﷺ agjëronte tre ditë të çdo muaji, dhe nuk ishte me rëndësi për të se a agjëronte në fillim apo në fund të muajit.”

Shejh Ibn Uthejmin, “Mexhmu Fetaua” pyetja nr. 376