Pyetja:
Në fshatin tonë është një njeri që punon në një dyqan buke duke pjekur bukë. Ai është njeri që falet dhe agjëron Ramazanin, dhe i tërë falënderimi i takon Allahut. Mirëpo, ai më pyeti nëse është e lejueshme për të që të mos agjërojë gjatë Ramazanit, duke pasur parasysh që ai punon në afërsi të zjarrit të madh ndërsa pjek bukë tërë ditën dhe ndërsa agjëron. Për shkak të kësaj, ai ndjehet skajshmërisht i etur dhe i rraskapitur në punë.
***
Përgjigjja:
S’është e lejueshme për këtë njeri që të mos agjërojë (gjatë Ramazanit), madje është e detyrueshme për të të agjërojë. Fakti që ai pjek gjatë ditës në Ramazan s’është shkak (i pranueshëm) për të mos agjëruar. Pra, atij i takon që të punojë sipas mundësive që ai ka.
Komisioni i Përhershëm për Fetva, Fetaua Ramadan, vëllimi 1, faqe 382, fetvaja nr. 341