Pyetja:
A lejohet ta përdorim misvakun gjatë muajit të Ramazanit?
***
Përgjigjja:
Përdorimi i misvakut nga ana e agjëruesit para zevalit apo pas zevalit është sunet ashtu siç është sunet dhe për të tjerët përveç tij. Për shkak se hadithet janë të përgjithshme në lidhje me përdorimin e misvakut dhe nuk përjashtohet nga këto agjëruesi para zevalit dhe as pas tij. I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: ”Sikur mos të mendoja se kjo do të ishte tepër e rëndë për pasuesit e mi, do të jepja urdhër që t’i pastronin dhëmbët me misvak para çdo namazi.” [1]
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Pastrimi i dhëmbëve me misvak është praktikë e mirë higjienike e cila pastron gojën dhe e kënaq Zotin.” [2]
Komisioni i Përhershëm për Fetva
———————————–
[1] Buhariu 2/312; Muslimi 252
[2] Buhariu 4/137