Pyetja:

A është Xhehenemi i përjetshëm, apo do të përfundojë?

***

Përgjigjja:

Ajo që përfundimisht dihet është se ai (Xhehenemi) është i përjetshëm, dhe nuk dihet për ndonjë mendim tjetër nga selefët. Dijetarët e bënë këtë një ndër parimet e besimit, kështu që besojmë se Xhehenemi është i përjetshëm dhe s’do të mbarojë kurrë. Rreth kësaj çështjeje s’ka dyshim, sepse Allahu ka përmendur natyrën e përjetshme të Xhehenemit në tri vende në Kuran:

1. Në suren Nisa:
Vërtet, ata që mohuan dhe bënë keq (duke fshehur të vërtetën rreth pejgamberit Muhamed dhe porosisë e tij), Allahu s’do t’i falë ata dhe s’do t’i udhëzojë në ndonjë rrugë tjetër përveç rrugës për në Xhehenem, që aty të banojnë përgjithmonë.” (Nisa: 168-169)

2. Në suren Ahzab:
Vërtet, Allahu i ka mallkuar mosbesimtarët dhe ka përgatitur për ta një Zjarr flakërues, ku do të banojnë përgjithmonë.” (Ahzab: 64)

3. Në suren Xhin:
“Kushdo që kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, atëherë, vërtet, për të është Xhehenemi; ai do të banojë aty përgjithmonë.” (Xhin: 23)

Sikur Allahu të përmendte natyrën e përgjithmonshme të Xhehenemit në një vend, kjo
do të mjaftonte, e lëre më nëse e përmend këtë në tri vende? Është e habitshme që një
grup dijetarësh janë të mendimit se Xhehenemi do të pushojë së ekzistuari, bazuar në
argumentime të pasakta të cilat kundërshtojnë atë çfarë tregon Kurani dhe Suneti, dhe e
keqinterpretojnë domethëniet e Kuranit dhe të Sunetit dhe thanë që fjalët banojnë aty
përgjithmonë do të thonë për sa kohë që ai të ekzistojë.

Si mund të jetë kjo e saktë? Nëse ata do të banojnë në të përgjithmonë, kjo do të thotë se
vetë Xhehenemi duhet të zgjasë përgjithmonë, meqë ata do të jenë aty. Nëse një person
do të banojë në një vend përgjithmonë, atëherë vendi ku ai do të jetë, po ashtu, do të
zgjasë përgjithmonë. Ajeti është mjaft i qartë, kurse argumentet që shkojnë kundër
Tekstit, duhet refuzuar. Këtë dallim mendimesh, të transmetuar nga një pakicë dijetarësh, duhet refuzuar, sepse kundërshtojnë tekstin e qartë, në të cilin duhet të besojë çdo besimtar. Kushdo që studion tekstin e Kuranit dhe të Sunetit, do të kuptojë që qëndrimi se Xhehenemi do të zgjasë përgjithmonë, është e vërteta e cila s’mund të injorohet.

Shejh Ibn Uthejmini, “Mexhmu’ Fetaua” 2/55-56