Pyetja:
A është e lejueshme t’i jepet zekati atij që vuan nga dështimi i veshkave?
***
Përgjigjja:
Nevoja e personit për trajtim mjekësor është një nevojë e vërtetë, kështu që, nëse gjejmë dikë që ka nevojë për trajtim mjekësor, por nuk ka mjaft para për të paguar mjekimin, s’ka gjë të keqe t’i jepet zekati atij, sepse qëllimi i zekatit është t’u shërbejë nevojave të njerëzve.
Shejh Ibn Uthejmin, Mexhmu Fetaua [18/342]