Pyetja:

Unë kam një shumë parash që m’i kanë borxh disa njerëz, por nuk jam i sigurt se a do të më kthehen këto para, meqë disa prej tyre janë të paaftë për t’i paguar (të falimentuar) ndërsa të tjerët po zvarrisin. Veç kësaj, ka të tjerë të cilëve nuk ua di punët. A duhet të paguhet zekati në këto shuma dhe si t’i kalkulojë këto?

***

Përgjigjja:

Për borxhin që ke mundësi ta marrësh kur ta kërkosh atë, është obligim ta japësh zekatin pasi të plotësohet një vit hënor, sikurse për mallin që ke në pronësi tënde. Sa i përket borxhit për të cilin nuk pret që ta marrësh, për të nuk është obligim të paguash zekat, derisa ta marrësh; pastaj e paguan zekatin për të, kur të plotësohet një vit hënor nga koha kur të merret, sipas mendimit të saktë.
Allahu na dhëntë sukses. Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin Muhamed ﷺ, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

Komisioni i Përhershëm për Fetva

Kryetar: Abdul-Aziz Ibn Baz
Zëvendëskryetar: Abdur-Rezak el-Afifij
Anëtar: Abdullah ibn Gudejjen
Anëtar: Salih el-Fewzan
Anëtar: Abdul-Aziz Al esh-Shejh
Anëtar: Bekr Ebu Zejd