Pyetja:

Çfarë lloji i ndërmjetësimit është ai që do ta bëjë fëmija për babën e vet, kur babai i tij ishte një që kishte bërë akika në emër të fëmijës? (Akika është Suneti i të bërit kurban dy desh për djalin e porsalindur dhe një për vajzën).

***

Përgjigjja:

Dihet nga shumë hadithe se në Ditën e Gjykimit do të ketë fëmijë që qëndrojnë në portën e Xhenetit duke qarë dhe duke kërkuar baballarët e tyre. Allahu do të dërgojë Xhibrilin për t’i pyetur përse po qajnë, ndonëse Allahu e di më mirë për ta. Kështu, Xhibrili do t’i pyes dhe ata do të përgjigjen duke thënë: ”S’do të hyjmë në Xhenet veçse së bashku me baballarët tanë.” Kështu, Zoti i botëve do t’u japë leje atyre dhe baballarëve të tyre për të hyrë në Xhenet. Pra, ky lloj ndërmjetësimi, dmth., ngutja e futjes në Xhenet, është ajo çfarë meritojnë ata baballarë që bënë akika për fëmijët e tyre, dmth bënë kurban në emër të tyrin, kur ata u lindën.

Shejh Albani, “el-Huda wen-Nûr”, nr.16