Pyetja:

A është e lejueshme shpikja e llojeve dhe stileve të dhikrit?

***

Përgjigjja:

Pa dyshim që dhikret dhe lutjet janë midis formave më të mira të adhurimit, dhe adhurimi është një nga çështjet në të cilat s’ka vend për opinione personale. Ne duhet të ndjekim atë çfarë bëri dhe mësoi Pejgamberi ﷺ, jo tekat dhe dëshirat apo risitë/bidatet. Lutjet dhe dhikret e Pejgamberit ﷺ janë më të mirat që njeriu mund të gjejë. Ai që ndjek në këtë mënyrë, do të jetë i sigurt dhe dobitë e rezultatet pozitive që ai do t’i fitojë janë përtej përshkrimeve. Çfarëdo tjetër lutje dhe dhikër, mund të jetë haram apo mekruh (e urryer); ajo mund të përfshijë shirk, ndonëse shumica e njerëzve nuk e kuptojnë këtë – Hollësirat e kësaj do të zgjasnin tepër po të shpjegoheshin këtu.
Askush s’ka të drejtë t’i mësojë njerëzit me ndonjë lloj lutjeje apo dhikri veç atyre që janë
përmendur në Sunet, apo ta bëjë atë adhurim të rregullt për të cilin ai pret që njerëzit ta
bëjnë rregullisht sikur pesë namazet ditore, dhe kjo është risi në fe (bidat) të cilën Allahu
nuk e lejon. Për sa i përket bërjes së çuditshme të dhikrit rregullisht, kjo s’është
parashkruar në sheriat dhe kjo është nga gjërat që s’janë të lejueshme. Lutja dhe dhikri i
parashkruar në Sheriat janë më të mirat që dikush ka shpresuar të gjejë, dhe askush nuk
i injoron ato në favor të dhikrit të shpikur përveç atij që është i paditur, neglizhent apo
keqbërës.

Shejhul-Islam Ibn Tejmije, “Mexhmu el-Fetaua”, 22/510-511

Përktheu: Udha e Besimtarëve