Pyetja:

A është e lejueshme të ndërtohen kubet në xhamia, nëse kjo bëhet me qëllim të ndriçimit më të madh dhe ajrosjes?

Si dhe, disa njerëz i bëjnë vërejtje ndërtimit të minareve dhe e konsiderojnë këtë si diçka që kundërshton sunetin dhe si shpërdorim parash. Të tjerët reagojnë dhe thonë se minarja është bërë një simbol, me anë të cilit njihet një xhami midis një morie ndërtesash të larta, të cilat pengojnë pamjen nga largësia. Xhamia, me minaret e veta të larta, i bënë shumë njerëz të ndjehen se muslimanët ende i kanë punët mirë karshi sfidave të shumta
me të cilat po përballen.

***

Përgjigjja:

Nuk dimë të ketë gjë të keqe në këtë, nëse puna qëndron ashtu siç e përmendët.

Sa i përket pytjes së dytë nuk ka gjë të keqe në ndërtimin e minareve në xhami, madje kjo është e rekomandueshme, sepse kjo mundëson zërin e muezinit të mbërrijë tek ata që u bëhet thirrja për namaz. Kjo tregohet nga fakti që Bilali, në kohën e Pejgamberit ﷺ, e thërriste ezanin nga kulmet e disa shtëpive në fqinjësi të xhamisë, dhe ka konsensus midis muslimanëve rreth kësaj pike.

Komisioni i Përhershëm për Fetwa, Fetawa el-Lexhne el-Da’imeh (6/246).