Pyetja:
Cilat janë vendet e zbukurimit të cilat i janë ndaluar gruas t’i shfaqë në praninë e të huajve (atyre që s’janë mahremë i saj) apo atyre që janë mahremë?
***
Përgjigjja:
Sa i përket gruas që mbërrin pubertetin merret nga thënia e Allahut të Lartësuar: ”Dhe thuaju besimtareve të mos shfaqin zbukurimet e tyre, përveç për burrat e tyre, për baballarët e tyre …”, deri kur Ai thotë “… apo për gratë e tyre (muslimanet).” (Nur: 31) Në pjesën tjetër që vjen para kësaj, më i Larti thotë: ”… dhe thuaju besimtareve të mos shfaqin zbukurimet e tyre, përveç asaj që është e dukshme.” (Nur: 31)
Pjesën tjetër: ”Dhe thuaju besimtareve të mos shfaqin zbukurimet e tyre, përveç për burrat e tyre, për baballarët e tyre…”, deri kur Ai thotë “… apo për gratë e tyre (muslimanet)”, ata e quajtën zbukurim i fshehtë. Pse? Sepse nuk i lejohet një gruaje në veçanti, bazuar në këto dy ajete, i ndanë zbukurimet e gruas në dy pjesë: zbukurimin e dukshëm dhe të fshehtë. Dijetarët e tefsirit dhe të fikhut kanë dalluar sa u përket zbukurimeve të dukshme, por shumica e dijetarëve të mëhershëm dhe atyre të vonë kanë thënë se zbukurimi i dukshëm i përmendur në pjesën përpara pjesës së parë më lart ”… dhe thuaju besimtareve të mos shfaqin zbukurimet e tyre, përveç asaj që është e dukshme”, do të thotë fytyra dhe dy duart. Pra, ky është zbukurimi i dukshëm. Kështu, është e lejueshme për gruan – e lejueshme e jo obligim – të zbulojë fytyrën dhe duart, nëse ajo del në pazar për nevojat e saja apo nëse rri me persona që s’janë mahremë për të. Pra, sipas tyre (dijetarëve), kjo quhet zbukurimi i dukshëm. Ndalohet t’ua shfaqë këtë zbukurim të tjerëve veç atyre që janë mahremë për të – të cilët përmendën në këtë ajet – dhe grave që përmenden në fund të ajetit, dhe ajo në çka mendohet këtu me “gra”, sipas dijetarëve të tefsirit, janë gratë muslimane/besimtare, jo gratë mosbesimtare. Tash, këtu ka nevojë të përqendrojmë vëmendjen në një problem nëpër të cilin po kalojnë muslimanët sot në tokat islame, e të mos flasim për tokat joislame. Vërtet, gjejmë shumë gra të mos zbatojnë tekstin e Kuranit, dmth., atë për zbukurimin e fshehtë. Kështu, për shembull, do të gjesh motrën të ulet (me awret të zbuluar) përpara vëllait të saj, i cili pa dyshim që është mahrem për të, bile dhe përpara babait të saj, por ligji islamik në këtë ajet nuk e lejon gruan muslimane të shfaqë nga trupi i saj atë që është avret.
Kështu, (çfarë do të vërejë) nëse hulumtuesi kthehet në kohën e shpalljes së këtij ajeti e të shohë se cilat janë vendet e zbukurimit për të cilat flet Zoti i madhërishëm në pjesën e dytë, atë të zbukurimeve të fshehta? Ato janë: koka dhe ajo çfarë gjendet në të, vathët. Këto janë pjesë e zbukurimit të fshehtë, sepse nuk është e lejueshme për gruan që t’ua shfaqë ato të huajve (jo- mahremëve), meqë kjo gjendet prapa fytyrës e cila është zbukurim i dukshëm. Pra, (këto janë) vathët, qaforja, përveç zbukurimit të fshehtë. Ajeti, qoftë i pari, qoftë ai i radhës ”… dhe thuaju besimtareve të mos shfaqin zbukurimet e tyre, përveç asaj që është e dukshme” ka për qëllim vendet e zbukurimit e, po ashtu, dhe ajeti ”Dhe thuaju besimtareve të mos shfaqin zbukurimet e tyre, përveç për burrat e tyre, për baballarët e tyre …” P.sh.,: byzylyku i dorës që mbartet në krah (në pjesën e vogël mbi bërryl), dhebyzylyku i këmbës. Zoti jonë i tregon këto në thënien e Tij: ”Dhe të mos i përplasin këmbët e tyre për të shfaqur zbukurimet e tyre.” (Nur: 31)
Pjesë private që duhet mbuluar. Po ashtu dhe byzylykët që mbarten në parakrah; (referoju Silsilet ul-Hudã we Nûr, kaseta nr. 247/5). Jo tërë parakrahu, dhe shejhu sqaron se këto pjesë të caktuara janë nga awreti i një gruaje që s’mund të shfaqet përpara mahremëve apo motrave në Islam.
Këto vende të cilat janë për këtë zbukurim, janë pjesët që janë të lejueshme për gruan
muslimane t’i shfaqë përpara mahremëve dhe përpara grave (muslimane). Prej këtu, nuk është e lejueshme që një grua muslimane tëmbartë në prani të motrës së saj një fanellë (maicë) që nuk mbulon krahët, përveç çka është e domosdoshme, dhe ndërsa asaj i shihen krahët dhe sqetullat. Është e ndaluar që bija të shfaqet (në këtë mënyrë) përpara nënës së saj, nëna para bijës së saj, e të mos flasim përpara bijve të saj. Prandaj, nuk është e
lejueshme që një grua muslimane të shfaqë ndonjë pjesë nga trupi i saj, përveç vendeve të zbukurimit.
Shejh Albani, Silsilet ul-Hudã we Nûr, kaseta nr. 522