Pyetja:
Si të veprojmë nëse gruaja e ofendon burrin dhe ai e shkurorëzoi atë në gjendje
hidhërimi?
***
Përgjigja:
Nëse shkurorëzimi i përmendur ndodhi në gjendje të hidhërimit të madh dhe në mungesë të arsyes, ndërsa s’ke mundur ta kontrollosh vetveten, për shkak se ajo të thoshte fjalë të këqija dhe të ofendonte etj., dhe e ti e shkurorëzove atë në gjendje hidhërimi dhe në
mungesës së arsyes, ndërsa ajo e pranoi këtë apo ke dëshmitar nga dëshmitarët e drejtë, atëherë shkurorëzimi s’ka ndodhur, sepse argumentet sheriatike tregojnë se në hidhërim të madh nuk ndodh shkurorëzimi, bile, kur kemi të bëjmë mungesë të arsyes, kjo vlen edhe më shumë.
Nga kjo kemi atë çfarë është përcjellë nga Aisha se i Dërguari i Allahut ﷺ, ka thënë:
”S’ka shkurorëzim dhe lirim të skllavit gjatë iglâk.”
Shumica e dijetarëve kanë thënë se iglâk është shtrëngim apo hidhërim, dhe me këtë mendohet në hidhërimin e madh. Hidhërimi i tij e bëri atë të pandërgjegjshëm për atë çfarë tha, kështu ai është si njeriu i pavetëdijshëm, i çmenduri apo i dehuri, për shkak të
intensitetit të hidhërimit, kështu që shkurorëzimi nuk ndodhi. Dhe hidhërimi ka tri gjendje (sa i përket kësaj): Gjendja e parë është kur personi humbet arsyen, dhe kjo është
përngjasim me të çmendurin, dhe, sipas shumicës së dijetarëve, (në
këtë gjendje) nuk ndodh shkurorëzimi.
Gjendja e dytë është kur hidhërimi është i madh ndonëse arsyeja nuk humbet, por hidhërimi shkon deri aty sa ai shtyhet të shkurorëzojë. Dhe ky është një lloj (rast) ku, po ashtu, nuk ndodh shkurorëzimi, sipas mendimit të saktë.
Gjendja e tretë është kur hidhërimi i tij është normal, si hidhërimi i zakonshëm që u ndodh njerëzve. Ky është lloji (rasti) kur ndodh shkurorëzimi, sipas shumicës së dijetarëve.
Shejh Ibn Baz, “Fetâwa Talâk” 19-21