Pyetja: 

A lejohet burri ta shkororëzojë gruan, për shkak se nuk mund të bëj fëmijë?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, të Dërguarin e Tij, ﷺ.

Ndoshta do ishte më mirë e udhës të bëhej pyetja: “A konsiderohet arsye e mjaftueshme që burri ta ndajë gruan sepse ajo nuk bën fëmijë?”

Ne natyrisht nuk mund të ia ndalojmë që ta bëjë këtë por, vie një pyetje këtu:
‘Pse duhet ta ndajë gruan ky burrë?’
‘Sepse nuk po bën fëmijë.’
‘Në rregull. Ti mbaje atë dhe merr një grua tjetër.’

Gruaja e ka më problem kur burri nuk bën fëmijë. Ngase ajo duhet ndarë nga ai dhe të shkoj të gjejë një tjetër, e pastaj në dashtë Allahu të kenë fëmijë. Është procedurë e gjatë dhe sfiduese. Prandaj gratë e kanë më vështirë por, prapë se prapë e kanë hallall. Gruaja ka të drejtë fetarisht të kërkoj talak (shkurorëzim) prej burrit, nëse burri është steril. Nëse dëshiron të ndahet është e drejtë e saj.

Burri ka të drejtë po ashtu ta ndajë gruan nëse ajo nuk lind fëmijë. Por nuk ka nevojë ta bëj, ngase ka mundësi ta marrë të dytën dhe ta mbajë këtë. Aq më shumë nëse është shumë i kënaqur me të parën. Nëse është i kënaqur me të, le t’ia plotësoj atë zbrazëtirë asaj, ngase ajo kudo që të shkojë nuk do gjejë fëmijë. Nëse nuk gjenë fëmijë me ty, Zoti e di, por gjasat janë që as me tjetrin nuk do ketë fëmijë. Sipas mendimit tim kjo është shkurtpamësi dhe jozgjuarsi, madje as burrëri ndonëse ka të drejtë ta bëj.

Dr. Shefqet Krasniqi