Pyetja:
Kam mbathur çorapë nën këpucët e mia, pasi kam marrë abdes, e pastaj kam marrë abdes dhe u kam dhënë mes’h këpucëve. Nëse i heq këpucët, a më lejohet të vazhdojë t’u japë mes’h çorapëve për kohën e lejueshme (të mes’hit)?
***
Përgjigjja:
1- Nëse ai mbath çorapët apo mestet e pastaj e prish abdesin, pastaj mbathë diçka tjetër para se të marrë abdes, atëherë vendimi (për mes’h) vlen për mbathjen e parë (çorapët apo mestet). Dmth, nëse ai dëshiron të japë mes’h pas kësaj, duhet t’i japë mes’h mbathjes së parë dhe s’është e lejueshme për të t’i japë mes’h të epërmes.
2- Nëse ai mbath çorapë apo meste e pastaj e prish abdesin dhe u jep mes’h atyre, pastaj mbath diçka tjetër mbi to, atëherë ai mund t’i japë mes’h mbathjes së epërme, sipas opinionit më të saktë.
Në el-Furuu, thuhet: “Sipas Malikut, kjo është e lejueshme”.
Neueui ka thënë: “Kjo duket të jetë më e sakta, sepse ai i mbath ato në gjendje pastërtie, kurse sugjestioni se kjo është pastërti e mangët, nuk është i pranueshëm.”
3- Nëse ai mbath këpucë mbi çorapë apo mbi meste dhe u jep mes’h e pastaj i heqë ato, a mund t’u japë mes’h mbathjeve të mbetura për kohën e mbetur (për mes’h)? Nuk kam gjetur ndokënd të flasë qartë për këtë, por Neueui ka transmetuar nga Ebu’l-Abbas ibn Surejxh, lidhur me rastin kur një mbi-mbathje vishet mbi çorapë: “Ato janë si një mbathje e vetme, të cilës i shihet shtresa e epërme ndërsa e poshtmja jo”. Them: Bazuar në këtë, është e lejueshme t’i jepet mes’h mbathjes së poshtme, derisa të përfundojë koha e mes’hit për mbathjen e epërme, si atëherë kur shtresa e epërme e këpucëve/mesteve është e hequr, ai mund t’i japë mes’h shtresës së poshtme.
Shejh Ibn Uthejmin, Fetaua el-Tahare fq. 192