Pyetja:

Një predikues i fesë në njërën prej xhamive të Evropës, ka deklaruar se nuk bën që të konsiderohen mosbesimtarë të Krishterët dhe Çifutët. Shejh i nderuar, ju e dini se njerëzit që shkojnë në xhamitë e Evropës kanë fare pak njohuri në lidhje me këtë çështje. Ne kemi frikë se deklaratat e tilla do të përhapen shumë shpejtë, prandaj kërkojmë nga ju që të na jepni përgjigje të qartë në këtë pyetje.

***

Përgjigjja:

Unë them se deklarata e këtij predikuesi është devijim i qartë, dhe mund të konsiderohet rebelim kundër Zotit. Kjo është kështu sepse Allahu i lartësuar ka thënë në Librin e vet Fisnik se të Krishterët dhe Çifutët janë kufarë (jobesimtarë). Allahu i lartësuar thotë: “E Çifutët thanë: Uzejri është djali i Allahut, e të Krishterët thanë: Mesia është djalë i Allahut. Ato ishin thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm. Allahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)! Ata i konsideruan ahbarët” (priftërinj Çifutë) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e Krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain), birin e Merjemes, për zota pos Allahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj Allahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë“. (Teube: 3031)
Ky ajet na e bën të qartë se ata janë idhujtarë që i shoqërojnë rivalë/shokë Allahut. Edhe
në ajetet tjera Kuranore, Allahu i lartësuar e vërteton se ata janë jobesimtarë: “E mohuan (bënë kufr) të vërtetën ata që thanë: ‘Zot është ai, Mesihu, bir i Merjemes…’” (Maide: 17)
Bënë kufr (mohuan të vërtetën) ata që thanë: ‘Allah është ai, Mesihu, bir i
Merjemes‘. E vetë Mesihu, (Isai) tha: ‘O beni Israil, adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, Allahu ia ka ndaluar (ia ka bërë
haram) atij Xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.” (Maide: 72)
Gjithashtu bënë kufr (mosbesim) ata që thanë: ‘Allahu është i treti i treve…’” (
Maide: 73)
Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe
të Isait, të birit të Mejremës. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan.” (
Maide: 78)
S’ka dyshim se ata, të cilët nuk besuan nga ithtarët e librit dhe nga idhujtarët, do të
jenë në zjarrin e Xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë. Të tillët janë krijesat më të dëmshme.” (Bejjine: 6)
Shumë ajete tjera Kuranore dhe hadithe e vërtetojnë këtë çështje. Prandaj kushdo që thotë se të Krishterët dhe Çifutët që nuk e besojnë pejgamberin Muhamed ﷺ nuk janë jobesimtarë, në të vërtetë e ka mohuar atë çfarë Allahu i Gjithëdijshëm ka thënë për ata. Mohimi i asaj çfarë Allahu i lartësuar ka shpallur, është në të vërtetë rebelim kundër Zotit. Nëse dikush ka dyshim për kufrin (mosbesimin) e të Krishterëve dhe Çifutëve, atëherë ai vetë është jobesimtar (kafir).

Lavdërimet dhe Falënderimet e panumërta dhe më madhështoret i qofshin Allahut!

Si është e mundur që ky njeri (predikues) të mos pajtohet me atë se të Krishterët dhe Çifutët janë jobesimtarë, kur këta të fundit vetë thonë: “Allahu është njëri prej Trinisë?” Krijuesi i tij e ka vërtetuar se ata (të Krishterët dhe Çifutët) janë jobesimtarë. Si është e mundur që ky njeri të mos pajtohet me atë se të Krishterët dhe Çifutët janë jobesimtarë kur këta të fundit vetë thonë: “Isai është biri i Zotit”, “Allahu e ka dorën e shtrënguar”, “Ne jemi të pasur kurse Allahu është i varfër?!” Si është e mundur që ky njeri të mos pajtohet për t’i quajtur jobesimtarë të Krishterët dhe Çifutët kur dihet mirë se thëniet e tyre nuk janë tjetër pos sharje dhe ofendim që ia bëjnë Allahut?
Unë i bëj thirrje këtij njeriu që të pendohet tek Allahu i Mëshirshëm, dhe t’i lexojë fjalët e
të Lartësuarit: “Ata kanë dëshirë që ti të bësh lajka.” (Kalem: 9). Ai duhet t’ua bëjë
me dije të gjithëve se të Krishterët dhe Çifutët janë jobesimtarë dhe do të jenë banorë të
Zjarrit të xhehenemit. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, asnjë nga të Krishterët dhe Çifutët që dëgjojnë për mua (kjo vlen prej kohës së pejgamberit e deri në Ditën e Gjykimit) e që nuk e pasojnë udhëzimin tim – apo ka thënë: nuk besojnë me atë çfarë kam ardhur – veçse do të jenë banorë të Zjarrit të xhehenemit.” [1]
Ai i cili ka deklaruar një gjë të tillë duhet që menjëherë të pendohet tek Allahu i Mëshirshëm, për shkak të thënies së vet e cila është një gënjeshtër e madhe. Ai duhet të deklarojë se të Krishterët dhe Çifutët janë jobesimtarë dhe si të tillë do të jenë banorë të Zjarrit. Ky njeri (predikues) duhet po ashtu të deklarojë se ata duhet ta pasojnë pejgamberin e pashkolluar, Muhamedin ﷺ. Ky pejgamber është ai të cilin të Krishterët dhe Çifutët e njohin sikurse i njohin bijtë e vet. Allahu i Plotfuqishëm ka thënë: “Ata që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin Arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij) te ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit.” (Araf: 157)
Ky pra është pejgamberi për të cilin Isai, i biri i Merjemes (paqja e Allahut qoftë mbi të),
pat profetizuar. Allahu i Gjithëdijshëm na ka treguar në Kuranin e Shenjtë se çfarë kishte
thënë Isai (paqja e Allahut qoftë mbi të): “Dhe, kur Isai, biri i Merjemes, tha: ‘O beni Israil, unë jam i dërguar i Allahut te ju. Jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje
dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është
Ahmed!’ E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “’Kjo është magji e hapët‘”. (Saff: 6)
Kur Ahmedi u erdhi atyre, ata nuk e besuan atë dhe deklaruan se kjo ishte vetëm një magji. Me këtë i përgënjeshtrojmë të Krishterët, të cilët thanë se Isai (paqja e Allahut qoftë mbi të) ka thënë se do të vijë një Ahmed e jo Muhamed; ne e argumentojmë këtë me thënien e Allahut: “…e kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta…”, dhe askush nuk ka ardhur pas Isait (Paqja e Allahut qoftë mbi të) me argumente të qarta, përveç Muhamedit ﷺ. Muhamedi është Ahmedi, për të cilin kishte profetizuar Isai (paqja e Allahut qoftë mbi të). Allahu e kishte
frymëzuar Isanë (paqja e Allahut qoftë mbi të) që ta thërret Muhamedin si Ahmed. Kjo
është e vërtetë për shkak se emri Ahmed në rrënjët e tij do të thotë “I lavdërueshëm”. Ky
emër vetvetiu d.m.th. “Ai që e lavdëron Allahun më shumë se njerëzit tjerë”. Prandaj, pejgamberi Muhamed ﷺ ka qenë ai i cili më së tepërmi i kishte shprehur lavdërime dhe falënderime Allahut të Patëmeta dhe të Lartësuar. Më tej theksoj se, nëse dikush pretendon se ekziston fe tjetër përveç Islamit, e cila pranohet tek Allahu, atëherë ai që e deklaron këtë padyshim se është jobesimtar dhe këtu nuk ka dyshim për kufrin (mohimin e besimit) e tij, për shkak se Allahu i Patëmeta dhe i Lartësuar e ka bërë këtë të qartë në Librin e vet: “E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit.” (Ali Imran: 85) Allahu gjithashtu ka thënë: “Pa dyshim feja te Allahu është Islami. U kundërshtuan ata që u është dhënë libri pasi që u erdhi e vërteta, nga zilia mes vete. E kush mohon argumentet e Allahut, (le ta dijë se) Allahu (ia) llogaritë shpejtë.” (Ali Imran:19) Ndërsa në një ajet tjetër Kuranor, Allahu na e bën të qartë se: “…Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe…”” (Maide: 5)
Bazuar në këto argumente Kuranore, them për të tretën herë se personi i cili ka deklaruar një gjë të tillë (të cekur më lart në pyetjen e parashtruar), duhet që menjëherë të pendohet tek Allahu i Mëshirshëm dhe t’ua bëjë me dije njerëzve se të Krishterët dhe Çifutët janë jobesimtarë. Argumentet e lartcekura i përgënjeshtrojnë thëniet e këtij predikuesi. Të Krishterëve dhe Çifutëve u ka ardhur mesazhi hyjnor (ajo që i është shpallur pejgamberit Muhamed ﷺ, mirëpo kanë refuzuar ta besojnë atë. Çifutët janë përshkruar sikur populli që e ka merituar hidhërimin e Allahut. Kjo është për arsye se ata e dinin të vërtetën, megjithatë ata iu kundërvunë asaj. Të Krishterët janë përshkruar si populli që kanë lajthitur nga rruga e vërtetë, sepse ata e kanë pasur të vërtetën, por kishin devijuar nga e vërteta. Tani që të gjithë e dinë të vërtetën dhe e njohin atë. Por, prapëseprapë, ata luftojnë kundër saj. Prandaj, që të gjithë këta (Çifutët dhe të Krishterët) e meritojnë hidhërimin e Allahut. Prandaj unë ju bëjë thirrje Çifutëve dhe të Krishterëve, që ta besojnë Allahun dhe të gjithë të dërguarit e Tij. Unë i thërras ata që ta pasojnë pejgamberin Muhamed ﷺ. Ata njëherësh janë urdhëruar që ta bëjnë këtë edhe në librat e tyre. Allahu i Plotfuqishëm thotë në Kuran: “Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët i ruhen (mëkateve), e japin zeqatin dhe për ata që argumentet tona i besojnë, që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin Arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij) te ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit. “Thuaj (Muhammed): ‘O ju njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut te të gjithë ju. Allahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës. S’ka të adhuruar tjetër pos Tij. Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje. Pra besoni Allahun dhe të dërguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, që beson Allahun dhe shpalljet e Tij. Ndiqni rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën.’” (Araf: 156158)
Duke e pranuar Islamin, Çifutët dhe të Krishterët do të marrin shpërblimin e dyfishtë.
Pejgamberi Muhamed ﷺ ka thënë në një hadith: “Janë tri kategori të njerëzve që do t’i marrin shpërblimet e dyfishta: Njeriu nga popujt e Librit (Çifutët dhe të Krishterët), i cili e ka besuar të Dërguarin e vet dhe të Dërguarin e fundit, Muhamedin…” [2]
Gjithashtu e kam gjetur në librin mbi ligjin, “el Ikna”, në paragrafin mbi dezertimin (largimin nga feja e Allahut), ku autori thekson me sa vijon: “Ai i cili nuk e konsideron për jobesimtar atë i cili pason fe tjetër përveç Islamit, sikurse janë të Krishterët, apo ka dyshim ndaj kufrit (mosbesimit) të tyre, apo e miraton (pajtohet) me kufrin e tyre, atëherë vetë ai njeri është jobesimtar”. Më pas, ai e citon dijetarin e madh Islam, Ibn Tejmijje (Allahu e mëshiroftë): “Jobesimtar është ai njeri i cili mendon se kishat janë shtëpi ku adhurohet Allahu i madhëruar, apo ai i cili mendon se format e adhurimit që i bëjnë të Krishterët dhe Çifutët janë të pranuara dhe se janë bindje ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, apo shpreh dashuri, simpati dhe miraton veprat e tyre (Çifutëve dhe të Krishterëve), apo i ndihmon ata për të ndërtuar faltoret e tyre dhe të themelojë fenë e tyre, apo mendon se përmes veprave të tyre afrohesh tek Allahu i madhëruar, dhe se këto vepra janë formë e duhur e adhurimit të Allahut”. Ai më tej shton se: “Nëse dikush mendon se të vizituarit e faltoreve të Çifutëve dhe të Krishterëve është vepër që e shpie atë më afër Allahut të madhëruar, atëherë ky person është renegat (ka dal nga feja e Allahut).” Këto thënie e mbështesin atë çfarë shejhu (Allahu e mëshiroftë) është përgjigjur në lidhje me këtë temë. Kjo është çështje shumë e qartë, në të cilën nuk ka vend dyshimi. Dhe i tërë suksesi qëndron me Allahun e Plotfuqishëm!

Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua Islamije”, vëll.1, faqe 87

Përktheu: V.Z.

————————————–

[1] Muslimi

[2] Buhariu dhe Muslimi