Pyetja:

Cili është vendimi mbi takimin e tregtarëve në rrugë, para se ta sjellin mallin e tyre në dyqane, dhe blerjes prej tyre?

***

Përgjigjja:

Lavdërimi i qoftë Allahut.

Është haram t’u dalësh përpara shitësve në rrugë, para së ata të mbërrijnë vendet që janë të përgatitura për shitjen dhe blerjen e mallrave, sepse kjo bie në kategorinë e njëjtë si takimi i kalorësve [karvanit] që janë në ardhje e sipër, gjë që është e ndaluar për shkak të hadithit që është transmetuar nga Imam Ahmed, ku thuhet: “Mos i zini në rrugë mallrat, përpara se të mbërrijnë në treg”.

Po ashtu, është transmetuar nga Nafiu, e ai nga Abdullah ibn Omer (Allahu qoftë i kënaqur me të): “Ne i takonim kalorësit dhe blinim ushqim prej tyre, por Pejgamberi ﷺ, na e ndaloi këtë, derisa ushqimi ta mbërrinte tregun”. [1]

Sipas një versioni të transmetuar nga Nafi, Abdullahu ka thënë: “Ata blinin ushqim nga skaji në fillim i tregut dhe e shitnin aty ku e blinin, por Pejgamberi ﷺ, ua ndaloi ta shitnin aty ku e blinin, derisa ta zhvendosnin”. Sipas transmetimit të Muslim: “I Dërguari i Allahut, ﷺ, ka thënë:‘Mos u dilni përpara tregtarëve që janë duke ardhur. Nëse personi i del përpara [tregtarit] dhe blen prej tij, tregtari mund të zgjedhë që ta marrë përsëri atë [mallin], kur të mbërrijë në treg'”.

Është haram t’u dalësh përpara atyre, dhe kushdo që e bën këtë, para se ata të mbërrijnë
në treg, është mëkatar që kundërshton Allahun, nëse ai e di se kjo është e ndaluar. Sepse
kjo nënkupton mashtrim ndaj shitësit dhe dëmtim ndaj njerëzve në treg. Nëse kjo vërtetohet dhe shitësi është mashtruar, domethënë, ai e ka shitur me një çmim më të ulët, i cili s’është çmimi i zakonshëm i tregut, atëherë shitësi mund të bëjë zgjidhje: ose të vazhdojë me shitjen, ose ta anulojë shitjen. Kjo bie nën kaptinën e mundësisë së zgjedhjes, kur një person të jetë mashtruar.

Fetaua el-Lexhne el-Da’imeh lil-Buhuth el-Ilmije uel-Ifta, 13/122

———————————————-

[1] Buhariu (4/373).