Pyetja:
Nëse më vjen rëndë, kur imami qëndron në sexhde gjatë, çfarë të bëj? A të bëj sexhde me imamin e pastaj të ngrihem përpara tij, apo ta vonoj sexhden pas tij?
***
Përgjigjja:
Nëse ai s’mundet të qëndrojë në sexhde nga koha kur imami thotë tekbirin deri të ngrihet, atëherë ai duhet të bjerë në sexhde me imamin e pastaj, nëse i vështirësohet qëndrimi në sexhde, ai mund të ngrihet pak, por të qëndrojë sa më afër tokës që është e mundshme. Kjo s’do të thotë që ai po bën ndryshe nga imami. Nëse ai s’mund të bëjë sexhde në tokë, le të bëjë sexhden sa më afër tokës që mundet.
Shejh Muhamed ibn Ibrahim, “Ed-Durar es-Sennijje” [4/421]