Pyetja:

Cilët janë kufijtë e xhamisë sipas ligjit islam?

***

Përgjigjja:

Kufijtë e xhamisë në të cilën muslimanët i falin pesë vaktet në xhemat përkufizohen me muret rrethuese të xhamisë, qofshin ato të gurta, të drunjta, me degë të palmave, etj. Pra, kjo është përkufizuar si xhami, ku është e ndaluar hyrja dhe ulja për gratë me menstruacione, për gratë me gjakderdhje të pas-lindjes dhe për personin xhunub. Për ata që mbërrijnë në xhami dhe e gjejnë atë përplot me adhurues, është e lejueshme ta falin namazin e xhumasë apo ndonjë namaz tjetër, qoftë i obligueshëm, qoftë i vullnetshëm, në vendin më të afërt ndaj xhamisë, siç janë rrugët pranë saj, për sa kohë që e zënë namazin me imam – për shkak të domosdoshmërisë, me kusht që të mos dalin para imamit. Por, ky namaz nuk e ka vendimin e njëjtë si të atij që falet në xhami. Allahu e di më së miri.

Komiteti i Përhershëm për Fetva