Pyetja:

A lejohet të falet namazi me syze të mëdha, të cilat e pengojnë nga të bërit e sexhdes me shtatë pjesët e trupit?

***

Përgjigjja:

Nëse ato e pengojnë fundin e hundës të prekë në tokë, kur ai bën sexhde, kjo sʹështë e
pranueshme, sepse ajo që po e mban kokën në këtë rast janë syzet, të cilat nuk gjinden në fund të hundës, por qëndrojnë në urën e hundës. Bazuar në këtë, sexhdeja sʹështë e vlefshme. Ai që mbart syze të cilat e pengojnë nga vendosja e hundës në vendin e sexhdes, duhet tʹi heqë ato, kur të falet.

Shejh Ibn Uthejmini, “Mexhmu fetaua” [13/186]