Pyetja:
A është e lejuar për një grua me lehoni të falë namaz dhe të agjërojë, nëse pastrohet nga lehonia saj para dyzet ditëve?
***
Përgjigjja:
Nëse të pastruarit nga lehonia ndodh para se t’i mbushë dyzet ditë, bëhet obligim pastrimi, namazi, agjërimi, dhe i lejohet burrit të sajë të ketë marrëdhënie seksuale me të, dhe kjo sipas konsensusit/ixhmait të të gjithë dijetarëve. Për pastrimin nga lehonia nën dyzet ditë, nuk ka kufi të caktuar. Vetëm nga Allahu është suksesi.
Shejh ibën Baz, Allahu e mëshiroftë – Kitabud-Da’ve 2/75.
Përktheu: Sabahudin Selimi