Pyetja:

Cili është gjykimi në lidhje më vendosjen e manikyrit?

***

Përgjigjja:

Për sa i përket manikyrit themi: Nëse është në periudhën që falet, atëherë nuk duhet që ta përdorë atë, sepse ai e pengon depërtimin e ujit poshtë tij. Nëse gruaja është në periudhën në të cilën ajo nuk falet, atëherë nuk është problem nëse ajo vendos manikyr. Disa njerëz erdhën me diçka të re dhe supozuan se vendosja e manikyrit ngjason (në gjykim) me veshjen e çorapeve. Ata thanë “Nëse gruaja e vendos manikyrin në kohën që ka abdes, atëherë nuk ka problem nëse ai qëndron një ditë e një natë.” Mirëpo, ky është një supozim i pavlerë dhe nuk ka asnjë bazë nga ana e sheriatit, kjo pasi në lidhje me çorapet ka ardhur për argument tekst i posaçëm. Ndërsa në lidhje me manikyrin nuk ka ardhur për aprovim ndonjë tekst nga sheriati. Përkundrazi, është transmetuar se i Dërguari i Allahut ﷺ mori abdes ndërkohë që kishte veshur një pelerinë me mëngë shumë të ngushta. Pasi nuk mundi dot që t’i përveshte mëngët, atëherë e hoqi atë dhe i lau duart (krahët). [1]
Pra, ai nuk i dha mest mëngëve të pelerinës, edhe pse heqja e saj ishte diçka e lodhshme. E rëndësishme është se supozimi me të cilin erdhën këta persona është i pabazë (pavlerë).

Shejh AbdulAziz Ibn Baz

—————————

[1] Buhariu & Muslimi