Pyetja:

Një grup njerëzish falën namazin e xhumasë, në bodrum të xhamisë, dhe, ndërsa po faleshin, u ndërpre rryma, kështu që sʹmund ta dëgjonin zërin e imamit. Njëri ndër ta doli dhe i udhëhoqi të tjerët për namaz. Cili është vendimi në lidhje me këtë namaz, duke e ditur që ai e përfundoi namazin sikur të ishte i xhumasë? Cili do të ishte vendimi po të mos dilte asnjëri prej tyre për tʹi udhëhequr? A duhet që secili ta kryejë namazin veçmas? Nëse kjo është e lejueshme, a duhet që ata ta përfundojnë namazin si namaz të drekës apo si të xhumasë, meqë kanë dëgjuar hatibin, kanë filluar të falen me imamin dhe kanë falur një rekat, së bashku me të?

***

Përgjigjja:

Nëse është kështu, siç e përshkroi pyetësi, atëherë namazi i tyre është në rregull, sepse kushdo që e zë një rekat të xhumasë, ai e ka mbërri xhumanë, siç qëndron në një hadith të vërtetë, nga i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam. Edhe nëse askush sʹdo të dilte për tʹi udhëhequr dhe secili të falte namazin veçmas, kjo do të mjaftonte, mu si në rastin e atij që i bashkëngjitet vonë namazit: fal, me imamin, atë çfarë mbërrin, pastaj e plotëson pjesën tjetër, i vetëm, për shkak të kuptimit të përgjithshëm të fjalëve të Pejgamberit, ﷺ: ʺKushdo që e zë një rekat të namazit, ai e ka mbërri namazinʺ.

Shejh Ibn Baz, ʺMexhmu Fetavaʺ 12/331