Pyetja:
Ç’është opinioni më i saktë përsa i përket situatës kur jemi duke falur namazin vullnetar dhe fillon namazi me xhemat?
***
Përgjigjja:
Opinioni i përgjithshëm për sa i përket namazit vullnetar, është se nëse namazi me xhemat fillon ndërsa jeni në rekatin e dytë (të fundit), atëherë ju duhet më shpejt ta kryeni atë, e nëse jeni në rekatin e parë, atëherë ju duhet ndërpriteni namazin vullnetar (për tʹiu bashkëngjitur namazit farz me xhemat).
Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua Teteʹellek bi‐Xhemaʹatil‐Mesxhid”, pyetja 26, faqe 27