Pyetja:

A lejohet ndryshimi i nijetit gjatë namazit, nga namazi vullnetar në namaz farz?

***

Përgjigjja:

Neveviu ka thënë: ʺMevardi ka thënë: ʹNdryshimi i nijetit nga një namaz në tjetrin ka disa kategori: 1‐ ndryshimi i nijetit nga një namaz farz në tjetrin, gjë që nuk është e vlefshme;
2‐ ndryshimi i nijetit nga një namaz i rregullt nafile në tjetrin, si p.sh., nga vitri në sunetin e
sabahut, gjë që nuk është e vlefshme;
3‐ ndryshimi nga namazi nafile në një namaz farz, gjë që nuk është e vlefshme, etj.ʺ [1]

Shejh Ibn Uthejmin qe pyetur rreth njeriut që ka filluar të falet, pastaj i është kujtuar se nuk e kishte falur akshamin, kështu që e ndryshon nijetin për namazin e akshamit. A është e vlefshme kjo?
Ai u përgjigj: Kjo nuk është e vlefshme, sepse nijeti për ndonjë akt të veçantë të adhurimit duhet të bëhet që në fillim, para se të fillohet me të. Nëse ai e bën nijetin gjatë aktit, kjo nënkupton se një pjese nga ajo çfarë ka bërë para se ta bënte nijetin e ri, i mungon nijeti për bërjen e namazit që po e nis, dhe Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Me të vërtetë, veprat janë sipas nijeteve dhe secili do të shpërblehet sipas asaj që ka bërë nijet.” [2] Pra, pyetësi duhet ta përsëris namazin e akshamitʺ.

———————————

[1] Mexhmu [4/183‐184]

[2] Buhariu nr. 1