Pyetja:

Po vërej disa njerëz që, ndërsa janë në sexhde, ata ngritin një nga shputat apo edhe të dyja. A lejohet një veprim i tillë?

***

Përgjigjja:

Nuk i lejohet atij që gjendet në sexhde të ngrejë nga toka ndonjë nga shtatë pjesët e kërkuara (të trupit), sepse Pejgamberi, ﷺ, ka thënë: ʺJam urdhëruar të bëj sexhde me shtatë pjesë (të trupit): Në pjesën e hundës dhe të ballit, dhe ai tregoi me dorë nga hunda e tij; në shuplakat e duarve, në gjunjë dhe në majat e gishtave të këmbës.ʺ

Kështu që nëse ndokush ngre një shputë apo të dyja, apo njërën dorë apo të dyja, apo ngre hundën apo ballin apo të dyja, atëherë me siguri sexhdeja e tij është anuluar dhe nuk llogaritet, dhe nëse sexhdeja i anulohet, atëherë vërtet i gjithë namazi i është anuluar.

Shejh Ibn Uthejmin, ʺLika el‐Bab el‐Meftuhʺ, vëll.25, faqe 22