Pyetja:

Ai i cili është vonuar për namaz kur duhet të ngritet për plotësim të rekateve?

***

Përgjigjja:

Ai i cili është vonuar për namaz dhe gjegjësisht e ka humbur një rekat apo sado që i ka humbur duhet të rrijë, derisa imami të përfundojë selamin e dytë dhe pastaj të ngrihet në këmbë për t’i plotësuar rekatet e humbuara. Nëse ai ngrihet para se imami të përfundojë selamin dhe nuk kthehet, ky namaz i bëhet namaz nafile dhe atij i duhet ta përsërisë atë (farzin). Sepse është obligim për atë që falet përmbas imamit që të mbetet me atë imam, derisa imami ta kryejë.

Shejh Abdu-Rrahman ibn Nâsir es-Sa’dî, el-Mexhmû’etul-Kâmileh li Mu’alefâtish 16/125