Pyetja:

A duhet leja e imamit për ta filluar ikametin?

***

Përgjigjja:

Muezini nuk do ta thërrasë ikametin, derisa imami të jep leje. Bilalli (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e ka pasur zakon që të kërkonte leje nga i Dërguari i Allahut, ﷺ, para se ta thërriste ikametin. Zijad bin el-Harith es-Sudai ka thënë: “E kam pyetur të Dërguarin e Allahut, ﷺ: “A ta thërras ikametin? A ta thërras ikametin?”
Transmeton Ebu Hafsa me zingjirin e tij prej Aliut, (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: “Muezini ka më shumë të drejtë për ezanin, ndërsa imami ka të drejtë më shumë për ikamet”.

Ibn Kudame el Makdisi, “Mugnî” (2/73)

Përktheu: Ergin Shala