Pyetja:

Nëse e them tekbirin e parë në heshtje gjatë namazit në të cilin Kurani duhet të recitohet zëshëm, a është i vlefshëm namazi im?

***

Përgjigjja:

Ibn Kudame ka thënë: ʺAdhuruesi duhet ta dëgjojë veten (dmth., kur ta thotë tekbirin), qoftë kur ai udhëheq në namaz apo ndryshe, përveç nëse ka ndonjë problem, si të qenit i shurdhër apo diçka që e pengon nga dëgjimi, në të cilin rast ai duhet ta bëjë këtë sikur të dëgjonte apo sikur të mos kishte ndonjë pengesë. Sepse dhikri është diçka që duhet të bëhet gojarisht dhe sʹmund të ketë thënie pa zë/tingull, ndërsa zë është ajo çfarë mund të dëgjohet dhe dëgjuesi më i afërt është vetë ai. Kështu, nëse ai sʹmund ta dëgjojë veten, nuk mund të di nëse e ka thënë fjalën. Sʹka dallim mendimesh mes burrave dhe grave në këtë çfarë thamëʺ. [1]
Neveviu ka thënë: ʺForma më e pakët e recitimit në heshtje është që personi ta dëgjojë veten, nëse ka dëgjim të shëndoshë dhe sʹka ndonjë problem, si zhurma përreth apo të ngjashme me këtë. Kjo është e përgjithshme në kuptim dhe vlen për recitimin/këndimin, tekbirin, tesbihun kur biem në ruku, teshehudin, selamin dhe duatë, qoftë në namazin e detyrueshëm apo në nafile. Asgjë nuk njehet po që se personi sʹmund ta dëgjojë veten, nëse ai ka dëgjim të shëndoshë dhe sʹka ndonjë problem tjetërʺ. [2]
El‐Merdeui ka thënë: ʺ… Dhuruesi duhet të recitojë zëshëm në namazet në të cilat Kurani recitohet me zë dhe të thotë tekbirin e kështu me radhë, në mënyrën që ia mundëson ta dëgjojë veten. Ky është opinioni jonë dhe i bashkëkohësve tanë, dhe ky është qëndrimi i shumicës prej tyre. [3]
Imam Ibn Tejmije e ka parapëlqyer opinionin se është e mjaftueshme të formohen shkronjat, edhe nëse personi sʹmund ta dëgjojë veten.
Shejh ibn Uthejmin ka thënë: ʺKa dallim mendimesh rreth kësaj. Opinioni e saktë është se sʹështë me rëndësi që personi të dëgjojë veten, sepse dëgjimi është diçka shtesë në thënie dhe në të folur. Dhe, nëse diçka është shtesë ndaj asaj që përmendet në Sunet, atëherë ai që e thotë këtë, duhet të ofrojë dëshmi. Bazuar në këtë, nëse një person është i sigurt se i ka shqiptuar fjalët si duhet, por nuk e ka dëgjuar veten, qoftë për shkak se ka dëgjim të dobët apo për shkak të zhurmës përreth tij, apo ndonjë arsye tjetër, atëherë opinion i saktë është se të gjitha fjalët e tij janë të pranueshme dhe ai sʹduhet të bëjë më shumë se çfarë tregohet nga teksti, që është e folmjaʺ. [4]

islamqa

——————————

[1] Mugni

[2] Mexhmuʹ (3/256)

[3] Insaaf (2/44)

[4] Sherh el‐Mumtiʹ (3/25)