Pyetja:
Cili është gjykimi në lidhje me rruajtjen e flokëve të fëmijës së porsalindur si dhe a lejohet mbajtja e fëmijës në namaz?
***
Përgjigjja:
Rruajtja e flokëve të kokës së fëmijës së porsalindur mashkull ditën e shtatë të tij (lindjes) është e pëlqyeshme dhe po ashtu therja e akikës për të në këtë ditë, mashkull qoftë ai (i linduri) apo femër. Po ashtu lejohet mbajtja e fëmijës në namaz.
Profeti ﷺ e mbante Umameh, vajzën e vajzës së tij, Zejnebes, (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) dhe ai ishte duke u falur. [1]
E po ashtu Hasani dhe Husejni (Allahu qoftë i kënaqur me të dy ata) hipnin mbi shpinën e tij ﷺ në kohën që ai ishte në sexhde. [2]
Shejh Salih El Feuzani, “El Munteka min fetava fadiletu esh shejh Salih bin Feuzan bin Abdullah el Feuzani” vëll. 3, pyetja me nr. 200
Përktheu: Xhabir Sheme
—————————————————————————
[1] Shih “Sahihul Buhari” 1/131 prej hadithit të Ebi Katadeh el Ensariu.
[2] Shih “Musnedin” e Imam Ahmedit 2/513 si dhe “El Mustedrak” të el Hakimit 3/167.